May 3, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet lokale: A do të paralizohet BDI-ja nga përplasjet Mexhiti-Grubi?

Kryetari aktual i Komunës së Çairit, Visar Ganiu është i gatshëm që edhe njëherë të kandidojë për kryetar të kësaj komune, por thekson se kjo gjë nuk varet nga ai por nga populli, organet partiake dhe lideri I partisë. Ganiu nuk beson se përplasjet mes Mexhitit e Grubit do ta penalizonin BDI-në në zgjedhjet lokale në Çair.

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Unë mendoj se jo, domthënë grupet jo vetëm tek ne, ka edhe në çdo parti, në momente dukenm që nuk janë të mira, por ndonjëher mund të dalin edhe me rezultat pozitiv, pasiqë çdo revolt që paraqitet, sigurisht se na mundëson edhe si parti të konsolidophemi, ti shohim gabimet, të korrigjohemi aty ku I kemi”.

Por nënkryetari dhe deputeti I BDI-së, si dhe ish kryetari I komunës së Çairit, Izet Mexhiti, nuk mendon kështu. Ai në një intervistë për “Slloboden Peçat” tha se ekziston mundësia që BDI të dënohet nga elektorati në zgjedhjet lokale nëse problemet brendapartiake nuk zgjidhen deri atëherë. Ai kërkoi debat brendapartiak me qëllim të gjetjes së një kompromisi deri para zgjedhjeve lokale.

IZET MEXHITI, ISH KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Kjo do të jetë në funksion të kthimit akoma më të fuqishëm të BDI-së gjithandej, pasiqë nuk mendoj se këto probleme janë vetëm në Çair dhe Shkup, por ekziston tendenca që BDI të identifikohet me Artan Grubin. Edhe nëse Izet Mexhiti hesht, votuesit e BDI-së nuk do të heshtin. Mund të hesht, por do të na dënojë, do të flet në ditën e zgjedhjeve. “

Këto komente i’u referohen mospajtimeve të degëve të BDI-së në Shkup rreth emërimit të Artan Grubit dhe Bujar Osmanit në ekzekutiv. /KlanMacedonia