May 21, 2024
BallinaMaqedoni

Mickoski: As ndërmend nuk më shkon të bisedoj për ndarjen e resorëve

-Përveç adresimeve dhe mesazheve publike, tjetër tip të komunikimit nuk kemi pasur me askënd, këtë e tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pyetjen nëse kanë nisur bisedimet me opozitën shqiptare VLEN për formimin e qeverisë, shkruan TV21. I pyetur nëse VLEN do ta marrë drejtimin e MPB-së, dhe për lakimin e emrit të Izet Mexhitit si emër për ministër në këtë resor, Mickoski tha se as që i bie ndërmend që të flas për ndarje të resorëve para zgjedhjeve të 8 majit.

“As që më bie ndërmend të flas për zgjidhje të kuadrove deri sa nuk kalon 8 maji, deri sa nuk shihen rezultatet dhe numrat”, tha Mickoski./tv21.tv