May 3, 2024
Rajon - Botë

Sot hapet kufiri Gaza-Egjipt, Hamasi liron nënën dhe vajzën amerikane

Ambasada amerikane në Izrael ka deklaruar se kufiri Gaza-Egjipt mund të hapet sot, duke sugjeruar se një lëvizje e tillë do t’u mundësonte të huajve të largoheshin nga enklava e rrethuar palestineze. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ambasada amerikane në Jerusalem ka marrë informacione se kalimi kufitar Rafah do të hapet në orën 10:00 me orën lokale.

Në një postim në mediat sociale, ambasada tha se kishte “marrë informacion” se kalimi Rafah do të hapej në orën 10:00.

“Ne nuk e dimë se sa kohë do të mbetet e hapur që shtetasit e huaj të largohen nga Gaza ”, shtoi ambasada.

Hamasi ka liruar pengjet e tij të parë që nga kryerja e një sulmi të madh të befasishëm ndaj Izraelit. Bëhet fjalë për dy pengje amerikane, një nënë dhe vajza e saj, të cilat ishin mes rreth 200 personave të rrëmbyer. Qytetarët amerikanë do të ribashkohen me familjen në një bazë ushtarake izraelite, thanë zyrtarët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se përpjekjet vazhdojnë për të liruar më shumë pengje, megjithëse forcat e tij gjithashtu “do të vazhdojnë të luftojnë deri në fitore”.