May 17, 2024
Kosovë

Qëllohen me armë zjarri tre të mitur në Prishtinës, po trajtohen në QKUK

Tre të mitur janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës. Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë, dy të dyshuarit gjenden në arrati.

Policia thotë se rasti në procedurë hetimore.