Rusia ka kërkuar garanci ligjore të detyrueshme që NATO do të heqë dore nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainën si një ndër kërkesat mbi çështjen e sigurisë që dëshiron t’i negociojë me perëndimin.
Në listën e kërkesave të Moskës ishin edhe element të tillë si një veto ruse për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, kërkesë që perëndimi e ka përjashtuar si mundësi.
Më herët gjatë kësaj jave Rusia ka kërkuar të këtë bisedime edhe me SHBA për të cilat kjo e fundit u shpreh e hapur por në këtë tryeze bisedimi edhe Amerika do të shpreh shqetësimet e saj.
Moska dorëzuar dy projekt-marrëveshje të hartuara nga diplomatet e saj për të cilat SHBA është shprehur skeptike duke thënë se këto janë kërkesa të papranueshme deri në këtë moment pasi në përmbajtjen e tyre janë elemente kyç që NATO dhe Aleatet Europian nuk do t’i pranonin.
Zyrtaret Amerikan kanë thënë se SHBA do t’i përgjigjen Moskës javën e ardhshme pas bisedimeve edhe me aleatet e tyre perëndimor.
Prej kohesh perëndimi ka ngritur shqetësimin mbi një sulm të mundshëm Rus ndaj Ukrainës ku janë paralajmëruar sanksione të forta ndaj Moskës në rast se vepron.