July 22, 2024
Maqedoni

Sot është mbajtur provimi i dytë ekstern i maturës shtetërore

Maturantët gjatë ditës së sotme i janë nënshtruar  provimit të dytë ekstern të provimit të maturës shtetërore, i cili është fakultativ. Maturantëve u është dhënë mundësia të zgjedhin nga shtatë lëndë dhe përveç matematikës, estetikës dhe filozofisë, ata kanë  mundur  të zgjedhin edhe një nga gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht.

Po të njejtit maturantë më 27 maj, 15.620 maturantë i janë nënshtruar provimit të parë ekstern, gjuhës amtare të detyruar (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsi.

Ndërkaq, dhënia e provimit të maturës shtetërore u vu në pikëpyetje pasi punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve dolën në grevë më 25 prill duke kërkuar rritjen e pagave për 29 punonjësit dhe miratimin e kontratës së tyre kolektive. Sindikata ndërpreu të gjitha proceset për të cilat është përgjegjëse QShP, përfshirë edhe dhënien e provimit të maturës shtetërore.

Por më 12 maj, Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve, përmes mesazheve me shkrim të maturantëve dhe ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri, njoftoi se po e shtyn grevën. Arsyetimi që ata dhanë ishte se masat dhe presionet e dhunshme të ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri duke u përpjekur të fusë persona të jashtëm në procesin e maturës shtetërore – proces shumë i fshehtë, do të vinte në pikëpyetje vlefshmërinë e rezultateve të testimit dhe maturës. Punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve informuan se po e shtyjnë luftën për të drejtat e tyre për një jetë dinjitoze në favor të maturantëve.

Nxënësit tjerë të shkollave të mesme përfunduan vitin shkollor dje, ndërsa filloristët do të presin të mërkurën, 14 qershor.

Përndryshe, vazhdimi i vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore ka ardhur për faktin se gjysmëvjetori i dytë ka filluar tre ditë më vonë për të kursyer energjinë elektrike për ngrohjen e shkollave. Ministria e Arsimit dhe Shkencës  nuk sqaron pse nuk u zgjat viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme që po ashtu e nisën gjysmëvjetorin e dytë tre ditë më vonë se kalendari i planifikuar, pra më 23 janar.