May 18, 2024
Maqedoni

Sot e përkujtojmë 10 qershorin e vitit 2001

Shkruan: Nehat Jahiu
Sot me krenari e përkujtojë 10 qeshorin e vitit 2001. Asnjëherë gjatë jetës sime nuk do e harrojë, por gjithnjë do e përkojtojë këtë ditë të diel të 10 qershorit të vitit 2001 kur ti biri im Lavdrim Jahiu në një betejë shumë të ashpër dhe të afërtë u plagosë mu në vijë të frontit duke luftur ballë për ballë ku edhe u plagose.

E derdhe gjakun tënd të njomë mu aty te “ Përroi i Madhë”, aty te “ Pika e vdekjes” në vendlindjen tënde që aq shumë e deshe. Aty ku ishe i pozicionuar së bashku me shokët e tu të UÇK-së. Gjaku yt. Gjaku i shokëve tu nuk u derdhë as për pushtet e as për ndonjë post në pushtet. Gjaku yt nuk u derdhë as për…Gjaku yt dhe shokëve tu u derdhë për liri dhe të drejta kombëtare e atdhetare.

Respekte për të gjithë vetaranët e UÇK-së!

Respekte për invalidët e luftës!

Lavdi për Dëshmorë e Kombit!

Orizare, 10 qershor 2021

Nehat Jahiu