May 5, 2024
Maqedoni

Çdo të premte Reshati sillte në punë ëmbëlsira

Çdo të premte Reshat Kamberi vendoste mbi çdo tavolinë ëmbëlsira.
E dija se kjo ishte forma e tij për ta festuar ditën e xhuma. Kur e pyeta herën e parë: Për çfar feston? Me një buzëqeshje të çiltër mu përgjigjë :Sot është festa jonë!
Kurrë nuk e ndëgjova të fyente njeri dhe as ankohej për diçka. Gjithmon ishte i qetë dhe i buzëqeshur.
Reshati mburrej me fëmijët dhe familjen e tij. Ishte njeri i ndershëm, familjar, intelegjent dhe i devotshëm. Punova në disa dokumentare me Reshatin dhe kurrë nuk ndjeva presion prej tij. Ti je nënë dhe grua, i kuptoj shumë mirë obligimet e familjes prandaj të jap gjithmon mëshumë kohë, më thoshte Reshati.
Reshati më dha këshillat e një babai. Kurajon në çdo punë, shpresë në çdo zhgënjim.
Bota humbi një njeri të mrekullueshëm.
Familja humbi një shtyllë të fortë
Kolegët humbën një njeri fisnik.

Reshati u shëndërrua në kujtim dhe me këtë njeri të devotshëm këtej e tutje do të flas përmes lutjes.

Allah, mëshiroje dhe fale krijesën tënde sepse sillej me shumë edukatë me krijesat tua.

Mos e harroni në lutje!

Farije Dauti Avdiu, kolege