May 16, 2024
Kosovë

Sogojeva: Çdo ditë deri në katër biznese thonë se kanë mungesë të punëtorëve

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva, ka thënë se kanë informata nga bizneset që kanë mungesë të punëtoreve, si shkak i liberalizmit të vizave, por që situata në teren nuk është ashtu siç kishin parashikuar se do të këtë ikje të madhe.

Ai nka thënë se është shqetësuese mos interesimi i qeverisë së Kosovës në hartimin e ndonjë plani apo strategjie për parandalimin e kësaj dukurie.

Sogojeva ka thënë se nuk ka ikje masovike të punëtoreve, por që largim të tyre mund të ketë më vonë.