April 29, 2024
Kosovë

Serbët bërtasin “ubij”, policia speciale e Kosovës intervenon sypatrembur!

Blindohet Veriu nga Policët e Kosovës. Automjetet e njësisë speciale aktualisht janë në rrugët e Zubin Potokut.

Policia ka njoftuar se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.

Pas të shtënave para komunës së Zveçanit, serbët e tubuar janë dëgjuar duke thirrur “ubij”, që në shqip do të thotë “vrite”.