May 5, 2024
Maqedoni

Snopçe: Dorëheqja e Srekretarit Shtetëror nuk e mbulon diskriminimin në Ministrinë e Mbrojtjes

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka reaguar pas dorëheqjes nga posti i sekretarit shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, Dragan Nikoloq, pëcjell Shkupi24.info

Snopçe thekson se Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq është larguar nga posti, pa sqaruar dhe pa zgjidhur diskriminimin në baza etnike, si në përfaqësimin adekuat ashtu edhe në përdorimin e Gjuhës Shqipe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë.

Deputeti Snopçe më tej thekson se as ai dhe as udhëheqësit e tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk dhanë sqarim për skandalin me paditë që ishin ngritur ndaj drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me diskriminimin, që ne si Aleancë për Shqiptarët dyshojmë se është arsyeja e vërtetë e dorëheqjes se sekretarit shtetëror.

Çështjen e padive për diskriminimin në këtë ministri, e hapi deputeti Halil Snopçe në seancë për pyetje të deputetëve, por që atëherë deri më sot kemi vetëm dorëheqjen dhe asnjë veprim për sanimin e situatës.

Përveç kësaj, udhëheqësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe shumica parlamentare refuzuan edhe ndryshimin e nenit 5 në ndryshimet e ligjit për Armatë që vazhdon ta konsiderojë maqedonishten si gjuhë e vetme zyrtare, ndërsa propozimi jonë nuk u përkrah as nga BDI-ja.

Shpresojmë se me largimin e Ministres së Mbrojtjes dhe ish zv.kryeministres Radmilla Sheqerinska, si dhe Sekretarit Shtetëror, Dragan Nikoliq, do të ndërpritet diskriminimi kombëtar, fetar, profesional dhe socilal si dhe do të fillon implementimi i Gjuhës Shqipe sipas Kushtetutës dhe ligjit për gjuhët.

Pas kësaj shpresojmë se do fillojë edhe shqyrtimi i 5 padive për diskriminim kundër këtyre dy personave, të ngritura nga eprorë dhe funksionarë të lartë të MM.

Rënia e ARMV-së në vendin e 136 sipas Global FirePower mendojmë se gjithashtu do të fillojë të përmirësohet pas largimit të personave në fjalë.

Për sa i përket lavdeve që MM ka thurur për sekretarin shtetëror lidhur me anëtarësimin e vendit në NATO, kujtojmë opinionin se votat e ASH kanë qenë kyçe për inkuadrimin në NATO, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë që ARMV të jetë me standarde më të larta në politikat e trajnimit, modernizimit dhe resurseve njerëzore, përfundon deputeti i ASH-së, Halil Snopce./Shkupi24.info/