May 2, 2024
Maqedoni

Taravari: ASh në Qeveri vetëm nëse ka shpresa për sigurimin e 80 deputetëve

Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë vetëm nëse ka shpresa se mund të sigurohen 80 vota për ndryshimet kushtetuese dhe se këtij procesi duhet ti jepet kohë. Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, ka thënë për Alsat se askush nuk mund të jep garanca, por edhe nëse nuk ka gjasa, ASh nuk sheh arsye për të hyrë në Qeveri.

“Kusht, nuk mund të thuash se është kusht sepse askush në këtë moment nuk mund ta garantojë dhe të thotë se sigurt do të bëhet numri 80 për ndryshimet kushtetuese por na duhet njëfarë sigurie se ka gjasa së paku, njëfarë garancie se ka gjasa të bëhen ndryshimet kushtetuese këtë vit për ndryshe nuk e shoh të logjikshme pse të kishim biseduar ose pse t’i kishim vazhduar bisedimet. Gjithnjë e them nëse Aleanca për Shqiptarët nuk hynë në qeveri, vendi do të shkojë në zgjedhje, me gjasa të mëdha”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.