May 22, 2024
Lajmet e reja

SKANDAL (DOKUMENT): Deputeti i BDI-së deklarohet maqedonas për një vend pune

Edhe një rast skandaloz që demaskon patriotizmin e rrejshëm të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrin, parti e cila thirret në emër të UÇK-së.

Deputeti i BDI-së, Bajram Kadria, gjatë vitit 2020 është deklaruar maqedonas, që të zejë një vend pune ne Galerinë e Arteve. Kjo dëshmohet me kontratën e punës ku përcaktohet edhe përkatësia e tij etnike për të cilën është deklaruar vetë Bajrami, pasi sipas programit për punësim ai vend i ka takuar një maqedonasi.

(Dokumenti i ardhur në Infomagazin)

Deri më tani ka pasur disa raste kur maqedonas janë dekladuar shqiptarë për të zënë vende pune, por deputeti i BDI-së është rasti i parë që një shqiptar deklarohet maqedonas.