May 17, 2024
Maqedoni

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ndryshoi statusin politik dhe juridik të shqiptarëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke kujtuar dëshmorët e kombit, kujtoi edhe marrëveshjen e Ohrit e cila u nënshkrua pas konfliktit të viti 2001. Ahmeti tha se kjo marrëveshje ka pasur çmimi të lartë, duke shtuar se ka ndryshuar statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në trojet e veta.

“Për marrëveshjen e Ohrit çmimi ka qenë shumë i lartë, është marrëveshje e cila ndryshoj statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në trojet e veta. Ne mohuam ndarjen e këtij shteti. E konsiderojmë, e konsideruam edhe në të kaluarën si shtet tonin por jo qeraxhi, por zot në shtëpinë tonë. Edhe pse kemi edhe shumë punë për të bërë por dalë zotës edhe sot në shtëpinë tonë përderisa ke gjuhë, flamur dhe universitete sigurisht që edhe je”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.