S’ka përkthyes adekuat, Nagavci detyrohet të flasë anglisht në Shkup
Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Pas takimit me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ministrja kosovare u paraqit në konferencë të përbashkët për media.
Mirëpo autoritetet vendase nuk siguruan përkthim adekuat nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe si rrjedhojë, Nagavci u detyrua të jep deklaratë në gjuhën angleze.