Ju vini me patika 400 euro në Dibër, ne paguajmë oksigjenin e pacientëve me donacion nga mërgimtarët!

Shkruan: Lundrim Paçuku

Mirsevini Ministra e ju qeveritar që herën e kaluar Jetuat 20 ditë në Dibër. E kthyet qytetin në shtab …

E mbaj mend kur dilja te dera para dy vite e gjysëm, takoja Bujarin, Izetin, Musën, Kreshnikun, Arbërin, mu bënë kojshi, dhe thash të dal sonte në tubim të BDi-së se më ka mar malli 2 vjet e gjysëm si kam parë.

Mirsevini ju që nuk keni qenë në gjendje ti sillni jo më shumë por ujë Qytetit…
Mirsevini ju që premtoni gjelbër dhe të gjithë komunat shqiptare mbyten nga tymi i deponive..
Mirsevini ju që vini me makina luksi, patika 400 euro, truproja dhe ne mbulojmë oksigjenin e pacientëve me donacion nga mërgimtarët.
Ne bëjmë kënde lojrash, parkingje, me donacione mërgimtarësh dhe ju jo që si falenderoni por i nxirni si arritje tuajat, biles dhe i ofendoni.
Mirsevini ju që nuk i keni dhënë hapsirë kryetarit aktual as të mund të rradhis një projekt të vetëm kapital, edhe ato pak që përmendi ishin donacione dhe arnime..
Nuk besoj që do vini të gjithë në kohë sepse me siguri dikush ka ngecur pa goma nëpër rrugët që të sjellin në Dibër.
Unë besoj që keni me çka të mburreni se edhe kryeministrin e parë Shqiptar jo që e premtuat por edhe e bëtë 😂.
“Blertë” nëse e keni për barin ose e keni thënë nën ndikim të tij, tek ne se ha njeri, por as nuk mbije më se nuk kemi ujë.

Kur të largoheni bëni një foto, që të krahasoni Ndryshimin pas 4 vitesh!