May 3, 2024
Maqedoni

Zgjedhje më 17 prill! Votohen në Mavrovë- Rostushë dhe Qendër Zhupë

Më 17 prill do të mbahen zgjedhjet lokale në Komunën e Mavrovë- Rostushës dhe Qendër Zhupës.

Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve sot e ka nënshkruar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Vendimin do ta zbatojnë Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve, Komisionet komunale zgjedhore dhe Këshillat zgjedhor, ndërsa hyn në fuqi në ditën e shpalljes në ‘Gazetë zyrtare’ të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e Kuvendit.