May 5, 2024
Maqedoni

Deegacioni qeveritar takohet me prefektin e Venecias: Diaspora nga RMV shembull pozitiv në rajonin Venetos

Takimin e parë në Venecia, ministri i diasporës Xhemail Çupi, i shoqëruar nga delegacioni i RMV-së, i kryesuar nga zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike Fatmir Bytiqi, e kanë realizuar në ambientet e prefekturës, pikërisht me prefektin e Venecias Vittorio Zappalorto.
“Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të këndshme, duke theksuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona dhe posaçërisht u theksua roli i diasporës sonë në rajonin e Venetos si një kategori shumë e integruar e qytetarëve në shoqëri”, deklaroi Çupi pas takimit.
“Kënaqësia e ndërsjellë e të dyja palëve tregoi vullnetin për bashkëpunim të mëtejshëm gjithëpërfshirës në drejtim të mbështetjes edhe më të intensifikuar të mërgimtarëve tanë në Republikën e Italisë, shtoi ministri i diasporës, Xhemail Çupi.