May 20, 2024
Maqedoni

Sistem unik angiografik në Maqedoni dhe rajon promovohet në Institutin e Radiologjisë

Sistem i ri angiografik për procedurat intervenuese radiologjike, i cili është unik në sektorin privat dhe shtetëror te ne dhe në shtetet fqinje, u promovua sot në Institutin e Radiologjisë.

“Aparati është në vlerë prej 47.2 milionë denarësh, i blerë me mjete nga Ministria e Shëndetësisë dhe mund të përdoret për të kryer të gjitha nevojat radiologjike, neurologjike si dhe procedurat intervenuese kardiake.
Vazhdojmë me investime për përforcimin e pajisjeve mjekësore, që është një nga shtyllat e çdo sistemi shëndetësor”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali me rastin e promovimit të këtij sistemi.