October 4, 2024


Shkruan: Muhamed Halili

Të Allahut jemi dhe tek AI do të kthehemi. Sot me dhimbje të thellë mësova lajmin e hidhur se miku im i dashur Nazmi Maliqit, profesorit aktivisti politik që nga fillimet e pluralizmit politik në Maqedoni në vitet e 90-ta, ish ministri I mbrojtjes, deputeti i Zonës së Karshiakës të Shkupit e la këtë botë dhe udhëtoi në pakthim për në botën tjetër. Familjarëve, shokëve, miqëve të tij të ngushtë, aktivtsëve politkë që sëbashku e lëvruan terrenin politik në pesë cikle zgjedhore në vitet e 90-ta në Zonën e Karshiakës për ta zgjedhur Nazmiun deputet të Zonës si dhe gjeneratave të studentëve që Nazmiu aq shumë I deshi e që ata aq tepër e deshën , e çmuan dhe respektuan ua drejtoj ngushullimet e thella dhe të sinqerta.

Gjatë jetesës së tij Nazmiu u përball me shumë sfida jetësore. Filloi të shijoj jetën e ushtarakut në rininë e tij në Akademinë ushtarake në Beograd, vazhdoi dhe kreu në Prishtinë. Edukoi gjenerata nxënësish në rrethinën e Kumanovës që më vonë për shkak të diferencimit ideopolitik të atëhershëm të ngel i pa punë dhe të niset rrugës së mërgimit në Austri.

Me Nazmiun na lidh miqësia që nga vitet e 90-ta ku në qytetin dhe fshatrat e Kumanovës frymëzonim popullatën që masivisht ti bashkangjitet lëvizjes politike shqiptare PPD,atëherë ku ia filluam betejës për rikthimin e të drejtave të vjedhura kombëtare nga ana e aparatit shtetëror jugosllav pastaj maqedonas. Pastaj sëbashku rrugëtuam në rrugën plot therra të zhvillimit të demokracisë me standard të lartë të të drejtave kombëtare dhe njerëzore që më vonë do I pasqyron në librin e tij “Të drejtat e njeriut si vlerë demokratike”

Ai ishte një kombëtar I mire, guximtar, njeri me mendje të ndritur i cili popullin e donte më shumë se paranë dhe si politikan me shpirt angazhohej në përmirsimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Si deputet Nazmiu ishte I pazavend;sueshëm; natë e ditë ishte mes zgjedhësve të tij në Karshiakë dhe i qante hallet e tyre, gëzohej me sukseset e tyre: Ate e njihnin dhe e donin të gjithë: të vegjël e të mëdhenj, nxënësit, punëtorët, studenrët, të punësuarit e të papunët sepse Naymiu i donte dhe i respektonte ata. Ai kishte një dashuri, dashurinë e respektit ndja njeriut.

Marathonomaku këto ditë I bëri hapat e fundit të jetesës. Ai nuk vrapon më.

Ai ngeli në kujtimet tona dashamir I mirëqenies kombëtare, njeri I dashur nga populli dhe rinia, një politikan I rregjur dhe profesor i ditur, mësues I dashur dhe prind shembullor. I qoftë toka e lehte!