May 5, 2024
Kolumna

Sindromi i mohuarit të kombit e traditës shqiptare nga disa të ashtuquajtur shqipfolës!

Shkruan: Etem Xheladini, Kumanovë

A thua janë të vetëdijshëm disa shqipfolës, që me vetëdije, apo pa vetëdije, po dëmtojnë kauzën kombëtare, duke qenë në shërbim të armiqve të popullit shqiptar.
Siç dihet armiqët e popullit shqiptar të gjithë janë në shërbim të proektit famëkeqë të akademisë serbe, i përgatitur që herët nga akademik Vasa Çibruloviq.
Për shfarosjen e tjetërsimin e popullit shqiptar historikishtë shiquar, sllavët e në veçanti serbët haptas kanë vepruar për qetërsimin e çfarosjen e popullit shqiptar, duke krijuar aleansa të ndryshme me popujtë që kemi bashkëjetuar, po edhe fqinjët, si dhe fuqitë vendimëmarse.
Ata si çdoherë edhe tani po propagandojnë që bota të na urrejë, por për fatë të keqë edhe sot e kësaj dite po gjejnë aleat shqipfolës në mesin tonë, për të dëmëtuar kauzën kombëtare.
Vallë kjo po dëshmohet pasi ja arritën qëllimit, pasi shqiptarët po braktisin vendëlindjet e tyre, nga mjerimi që ju solli politika degraduese e politikëbërsve e disa shqipfolës, që në emër të integrimeve çdo gjë shqiptare, kombëtare po e degradojnë me të vetmin qëllim që në çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën rinisë shqiptare!
Për të arrijmë deri këtu, së pari u deshtë të na i mohojnë origjinën ilire, dardane dhe të na i vrasin krenarinë ilire, të na i shkatërrojnë vatrat dhe të na i ngatërrojnë emrat, të na i njollosin emblemat dhe që të na i fshijne simbolet e lashta ilire, po edhe flamurin kombëtar.
Po ashtu punuan që të na i mohojnë gjuhën, traditën dhe zakonet e tona.
Armiqët tanë punuan me të madhe për të na i rrëmbyer lashtësinë tonë ILIRE, duke përvetësuar për interesat e tyre.
Armiqët e popullit shqiptar po punojnë me të madhe rreth e rrotull për të përçarë shqiptarëve derisa të urrejmë dhe mosdurojmë njëri-tjetrin e perfundimisht të mohojmë vetveten!
Tani është koha që ne si shqiptar të vetëdijesohemi, tu ndalim hovin këtyre shqipfolësve që janë në shërbim të forcave të errëta antishqiptare.