Liridona Vejseli
Në një shtet ku punësimet bëhen në bazë të librezës partiake dhe jo sipas meritokracisë, në një shtet ku administratorët që nuk janë në vend të punës janë të barabartë me një administrator me grada (arsimimi) dhe i vyeshëm. Në një vend ku punëtori përçmohet, nënçmohet dhe është peng i vartësit të tij, që në disa raste mund të jetë një idiot! Punëtori jo vetëm që nënçmohet, ai dhunohet, diskriminohet dhe në të shpeshtën e rasteve duhet gjysmën e pagës t’ia kthejë eprorit të tij.
Në një vend që në insitiucionet shtetërore më e përçmuar është punonjësja femër, dhe ku ajo është e dëshpëruar për, kujt ajo duhet t’i shërbejë!
Për fat të keq, ne jetojmë në Maqedoni!
Gëzuar 1 Maji, punëtorë të denjë!