May 15, 2024
Kolumna

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë“

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë“ (Konfuci)

Shkruan: Dashnim Habibi
Pata nderin, që ta takoj shumë të nderuarin, profesorin tim, tashmë në pension i cili ka shkri jetën me ditarë në duar dhe duke e drejtuar shkollën e mesme në Preshevë në një situatë shumë kritike. Me pedantëri të rrallë, trim, besnik, modest e fjalë pak. Ishte gjeneratë e profesorëve me plot kuptimin e fjalës, ku u jam mirënjohës që të gjithëve!
Dy orë bashkëbisedim, me
ish-drejtorin e gjimnazit “Skënderbeu”, Prof. Abdurrahman Zylfiu, veteran i arsimit dhe shumë i respektuar në Krahinën e Mollës së Kuqe dhe më gjerë, shkuan shumë shpejt. E përqafova shumë fort dhe e falënderova për përkrahjen e mbështetjen që na ka dhënë gjatë kohës sa isha gjimnazist për organizimet e mira që i mbajshim me disa miq me ora letrare në kuadër të shkollës së mesme, kuize të diturisë, të drejtuara nga profesoresha tashmë e ndjerë, zonja Sadete Presheva. E përshëndes me zemër edhe axhën Ferid, Prof.dr.Ferid Selimi të cilin e kishim afër gjithmonë. Sa ditë të mira që ishin. Plot e plot aktivitete kulturore e sportive! Gjeneratë e artë, ku i përshëndes që të gjithë kudo që janë. Profesor të uroj shëndet e jetë të gjatë! Të takofsha në gëzime! Ju profesorë e profesoresha të tjerë, që nuk munda t‘ ju takoj, kudo që jeni, ju uroj gjitha të mirat e u takofshim herave të tjera. Më kryesorja, ju kam në shpirt dhe u jam falënderues!