April 29, 2024
Maqedoni

Sukses i ri i doktor Ilir Hasanit, organizoi me sukses kursin e parë ndërkombëtar të politraumës

Dje dhe sot në Shkup po mbahet kursi i parë ndërkombëtar i politraumës, i organizuar dhe nën udhëheqjen e Prof. Dr. Ilir Hasani.

Në këtë aktivitet dy-ditorë me pjesëmarrje edhe nga SHBA, Gjermania, Izraeli, etj., si ligjërues i ftuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ishte Kryetari, Prof. Dr. Rifat Latifi, gjersa mori pjesë edhe Kryetari Pasues, Dr. Osman Zhuri.

✅️ Jemi shumë të gëzuar që ky është një nga aktivitetet që dëshmon rritjen e bashkëpunimit mes kirurgëve shqiptarë në rajon, për të çuar kështu përpara kujdesin kirurgjik ndaj pacientëve tanë.

✅️ KCS ka kënaqësinë që në Kongresin e Tretë Klinik të sivjetëm do ta ketë si ligjërues të ftuar Prof. Dr. Ilir Hasani, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Maqedoninë e Veriut.

✅️ Programi shumë i pasur i kursit përbëhet nga disa sesione, si në vijim:

Session I – Epidemiology and Definitions
Session II – Treatment Strategies in Polytrauma
Session III – Modern Treatment of High-Energy Injuries in Polytrauma Patients
Session IV – Emergency Treatment of Pelvic Injuries
WORKSHOP: FAST (Focused Assessment with Sonography in Trauma) – One of the Clinical Decision-Making Guides
Session V – Definitive Treatment of Pelvic Injuries
Session VI – Management of Major Extremity Trauma

Ilir Hasani