Largpamësit Rama,

Meqë na thatë se koncerti i Kanye West ishte një investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë, tani është koha të shohim rezultatet edhe në jetën e qytetarëve.

A do të zëvendësohen paratë e marra nga buxheti i shtetit për këtë koncert? A do të ketë një rezultat të prekshëm për qytetarët nga ky “sukses”? A do të ketë ilaçe të mjaftueshme për të sëmurët me sëmundje të rënda?A do të kenë pensionistët një pension dinjitoz? A do të ketë drejtësi për pronarët e ligjshëm që presin prej vitesh në dyert e gjykatave? A do të plotësohen nevojat bazike për njerëzit në nevojë?

Pse nuk konsideroni të filloni proçedurën për asocimin e Shqipërisë me të drejta të plota në programet Erasmus + ashtu si është: Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia etj? Mendoj se Kanye West mund të priste dhe këto para të investohen në fondet Europiane ku shumë shkolla, organizata e të rinj shqiptarë do të sillnin fonde dhe do të zhvillonin arsimin formal dhe joformal.

" "

E di që dhe kjo do kohë dhe punë, ashtu si e di që mendja e një largpamësi si Ju nuk merret me vogëlsira, por po mendon për ndonjë ide tjetër brilante për të marrë vëmendje nga Reagimi më i bukur dhe më qytetar i njerëzve të ndershëm, të vjedhur dhe të kequdhëhequr!

Të lutem nëse më japin Review negative në këtë postim jepni urdhër ti proçedojnë penalisht! Ligji vlen për të gjithë.

#Shpërndaje
#ShareThisPost
@highlight

sqShqip