May 7, 2024
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Në vend që të promovojë ide dhe projekte, pushteti e harxhon energjinë në erë, fyerje dhe mohime

Pushteti i shkaktoi dëm të madh Maqedonisë me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, dhe kjo është një nga arsyet pse është kandiduar sërish për president të Maqedonisë.

Siç njoftoi Qendra për Komunikim i VMRO-DPMNE-së, kandidatja për presidente e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova në emisionin “Për apo kundër” në TV Alfa tha se koha në të cilën jetojmë është ndryshe nga viti 2019.

“U tregua në politikë kanë hyrë apo në funksione janë gjetur njerëz të cilët nuk mund t’i parashikonin proceset, marrëdhëniet dhe ngjarjet. Këta janë njerëz amatorë. Kanë menduar se nëse e bëjmë këtë devijim nga nesër hapet rruga drejt BE-së dhe nuk do të ketë asnjë problem. Dhe është e tmerrshme kur ende besojnë se janë në rrugën e duhur”, tha Siljanovska-Davkova.

Sipas saj, pushteti në vend që të promovojë ide, projekte, plane, ai “e harxhon energjinë në erë, në fyerje e mohime” dhe ka theksuar se dëshiron të bisedojë me një kandidat për projekte, plane dhe që qytetarët të gjykojnë bazuar në atë dhe sipas kësaj të votojnë.

Për të gjitha problemet që lidhen me kompetencat e presidentit, ajo tha se ka një “propozim për zgjidhje”.