May 19, 2024
Maqedoni

Nusja rrahu vjehrrën në Tetovë, vjehrra njofton rastin në polici!

Një 75-vjeçare nga Tetova ka denoncuar bashkëshorten e birit në polici, pasi sipas saj, kjo e fundit e ka rrahur atë, transmeton TV21.

“Shtatëdhjetë e pesë vjeçarja nga Tetova, dje (05- korrik) në ora 13:20 në SPB-Tetovë se nusja e saj N.A. (36) e ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht për një kohë të gjatë. N.A. ditën e sotme (06-korrik) është thirrur në intervistë zyrtare në Stacionin Policor të Tetovës për të sqaruar dhe dokumentuar rastin”, njoftojnë nga SPB Tetovë.