Është shuar zjarri që shpërtheu të shtunën në deponinë e qytetit në Kriva Pallankë, informoi shefi i njësisë territoriale zjarrfikëse nga Kriva Pallanka, Ile Kocevski.

Sipas Kocevskit, zjarri u lokalizua dje, gjatë orëve të paradites, përderisa në shuarjen e tij të plotë u intervenua deri mbrëmë vonë.

“Ekipet tona pothuajse 30 orë punuan aktivisht në shuarjen e plotë të zjarrit, duke pasur parasysh atë që bëhet fjalë për mbeturina komunale dhe u krijuan disa vatra dhe gazra djegëse, kështu që, mbrëmë vonë, rreth orës 22:30, zjarri është shuar tërësisht, me atë që sot gjatë ditës pritet të sillen rreth 50 kamionë me dhe nga ana e operatorëve ekonomikë nga rajoni i Kriva Pallankës, në mënyrë që të bëhet mbushja me dhe e pjesëve të nevojshme të vetë deponisë”, deklaroi Kocevski.

Në shuarjen e zjarrit krahas NJZT-së komunale, janë prëfshirë ekipe nga të punësuarit në ndërmarrjen komunae “Komunalec”, mbështetje morën edhe NJTZ Rankovc, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, nga Komuna e Kriva Pallankës, si dhe nga disa operatorë privatë ekonomikë që ndihmuan me material tokësor për mbulim.

" "

Ekipe të NP “Komunalec” Kriva Pallankë vazhdimisht ndidhen në terren dhe kujdestarojnë në lokacionin e deponisë.

sqShqip