May 16, 2024
Maqedoni

Shtohet interesimi i mërgimtarëve për të investuar në vendlindje

Ministri i diasporës, Zhemail Çupi së bashku me drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini realizuan takim me Lurzim Islamovskin, një sipërmarrës i suksesshëm me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut i cili jeton dhe punon në qytetin e njohur turistik Rimini në Itali.

“Z. Lurzimi u interesua për stimujt e ofruar nga Qeveria e RMV-së për përfaqësuesit e diasporës sonë në drejtim të mbështetjes financiare për investime dhe po ashtu shprehu gatishmërinë për të investuar në Qendrën Zhupë në fushën e ndërtimit.

Shpresoj se ideja dhe qëllimi i tij i biznesit do të realizohet dhe do të simbolizojë “dyert e hapura” për shumë investitorë të tjerë potencial nga diaspora”, njoftoi pas takimit ministri i diasporës, Xhemail Çupi.