May 24, 2024
Maqedoni

Arrestohet zyrtarja e Shqipërisë duke sjellur drogë në Maqedoni, bënte jetë luksi

Në pranga përfunduan Erisa Fero 28-vjeç, Likë Basha 32-vjeç dhe një 17-vjeçar. Ndërkohë u shpallën në kërkim dy persona të tjerë nga fshati Piskupat i Pogradecit.

Të ndaluarit po lëviznin me një makinë tip “Volksëagen” që drejtohej nga e reja Erisa Fero, punonjëse e një institucioni shtetëror ndërsa kanabisin e kishin fshehur në pjesën e bagazhit. Ata u kapën në qafë thanë pas informacioneve se nëpërmjet zonës së fshatit Lin do të trafikohej lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

Nga hetimet e kryera rezulton se zyrtarja Erisa Fero së bashku me dy të akuzuarit e tjerë kishin kryer transportin e drogës nga Tirana drejt qafë thanës. Ndërsa dy të shpallurit në kërkim do e kalonin atë ilegalisht në vendin fqinj.

Ndaj tyre rëndon vepra penale “trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.