May 7, 2024
Maqedoni

Shtetas të Irakut kapen në Bllacë me 25 mijë euro, pesë mijë u konfiskohen

Doganierët kanë penguar hyrjen e paligjshme të devizave në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 5 mijë eurove, pasi disa shtetas nga Iraku që kanë psur me vete 25 mijë euro kanë raportuar vetëm 20 mijë euro në vendkalimin kufitar Bllacë, transmeton Lideri.mk.

Sipas Doganave të Maqedonisë, 5.000 eurot e padeklaruara që kanë qenë të vendosura pas mbulesës së diellit në anën e shoferit, janë konfiskuar.