April 27, 2024
Maqedoni

Shtëpia e Shëndetit në Likovë nuk i plotëson nevojat e kësaj komune (Video)

Shumë banorë të komunës së Likovës ankohen se shpeshherë hasin në dyer të mbyllura kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit të kësaj komune.
TW NEWS ka vizituar shtëpinë e Shëndetit, ku kemi biseduar me mjekët e punësuar.
Problemi nuk është te mjekët, por tek numri i vogël i tyre, sepse një ekip mjaft i kufizuar duhet të shërbejë një komunë me mbi 20 mijë banorë.

Mjeku Muhamet Musliu thotë se ata bëjnë maksimumin për ti dalë në ndihmë çdo pacienti.

Ai thotë se banorët e Likovës që kërkojnë ndihmë në Shtëpinë e Shëndetit, në të shumën e rasteve vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe sheqeri.

Në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Likovë funksionon edhe sherbimi i kujdestarisë.

Shtëpia e Shëndetit në Likovë pas themelimit të saj ka zgjeruar gamen e shërbimeve që ofron për pacientët, por se nevojat për kujdes shëndetësor të një komune me numër kaq të madh banorësh janë edhe më të mëdha.

Si në shumë komuna tjera në Maqedoninë e Veriut edhe në komunën e Likovës është prezente dukuria e largimit të mjekëve dhe personelit mjekësor në vendet perendimore.
Megjithatë kjo nuk mund të jetë arsyetim që banorëve të Likovës të mos u oforohen shërbime më të mira dhe më të shpejta shëndetësore, por se autoritetet kompetente duhet të interesohen më tepër në përmirësimin e tyre.