May 19, 2024
Maqedoni

Arrestohen dy të rinj nga komuna e Likovës, ja shkaku!

Dje më 19.03.2023 në ora 17:30, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë arrestuar A.S.(18) dhe N.M.(19), të dy nga fshati Sllupçanë-komuna e Likovës, informojnë nga SPB Kumanovë.

Ata dyshohet se me 28.02.2023 kanë hyrë me dhunë në një lokal shitës në fshatin Rramanli dhe kanë marrë disa sende. A.S. dhe N.M. janë ndaluar në polici dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.