May 8, 2024
Kolumna

Shqiptari nga Nju Jorku: Amerika e ka kuptuar se Putin po e destabilizon Ballkanin përmes Vuçiqit, Ramës e Ahmetit

Shkruan: Ylber Pilku

Shkrimi i sotëm i gazetës New York Times tregon që edhe Amerika e ka kuptuar se Putini po e shfrytezon Vuçiqin dhe vellaun e tij Edin e Ahmetin për të bë trazira në Ballkan. Shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm!

Duhet të jenë të kujdesshëm edhe ndaj “shërbëtorëve” politikë të Edi Ramës, siç janë për mendimin tim Luli, Alibeja e Bardhi.

Duhet pasur kujdes edhe ndaj miliardave që gjoja po i sjellin sheikët në Shqipëri. Sipas mendimit tim në këtë mënyrë po rrotullohen vetëm paratë e pista të fituara nga tenderët e inceneratorëve dhe “bananeve” nga Ekuadori, në tentim për t’i legalizuar dhe për t’i keqpërdorë në të ardhmen për të manipuluar zgjedhjet.