Kolumna

Shkrim nga Amerika: AliBashët nuk munden ta shpëtojnë Rilindjen e tymosur me kanabis

Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork

Protestat e PD-së të udhëhequr nga kryetari legjendar Sali Berisha po kthejnë shpresën e shqiptarëve se Shqipëria mund të ndërtohet pa kanabis, pa manipulime të incineratorëve dhe pa vrasje të dyshimta të rinjve, që jo vetëm që vriten, por pastaj baltosen me raporte të dyshimta policore për gjoja overdozë!

Këto protesta prishin marrëveshjet sekrete të Edi Ramës të kontraktuara në takimet me Lavrovin, për ta shndërru Shqipërinë në një pikë strategjike të politikave të Putinit në Ballkan, siç është Serbia e vëllaut të tij, Vuçiqit.
Protestat masovike e kthejnë Shqipërinë në rrugën e saj strategjike drejt Brukselit, por me vepra e jo vetëm me fjalë. Sa u përket fjalëve nuk ka proamerikan e proevropian më të madh se Edi Rama, por veprat e tij e kanë bë Shqipërinë një vend despotik ala-putinist, të ngulfatur nga krimi, korrupsioni e droga.

Protestat tregojnë se aktivistët demokratë kanë bë dallimin se kush mbron interesin e Shqipërisë e kush mbron intereset korruptive të Rilindjes së Edi Ramës.
Zgjedhjet e pjesërishme në mars të këtij viti ua bënë me dije AliBashëve se ku është vendi i tyre, duke u shpallur non grata nga votuesi demokratë. Ua bënë me dije se në zgjedhje votojnë qytetarët, e jo ambasadorët. Por Alibashët nuk reflektuan dhe nuk u mbushën mend. Kanë vendosur t’i shërbejnë deri në fund Edi Ramës dhe të fundosen bashkë me të!