Shqiptarët e harruar në Turqi
Xhafer Ymeri
Për udhën e gjatë por të lavdishme që pati ky libër, gjatë kohë dhe me padurim i mirëpritur falë burimeve bashkëkohore dhe miqve kisha pas ndëgju kaherë.
Edhe se u botua dhe doli në dritë , edhe pse e dija se ku mundesha ta porosis dhe të blejë, s’e bëna as të parën e as të dytën sepse në kokën dhe në shpirtin tim veç e kisha një dëshirë! Isha i bindur se miku jonë i çmuar dhe i nderuar Qamil Bytiqi jo rastësisht i kishte hy kësaj pune me shumë rëndësi dhe vlerë kombëtare dhe njerëzore si për shqiptarët si për turqit të cilët si po dihet me shekuj bashkëjetojnë në vllaznillëk dhe bashkështetësi. Dhe si shumë herë edhe kësajhere ia mësyna Stambollit me dëshirë që në Qendrën kulturore të Republikës së Kosovës ( Qendrën Kulturore të Kosovës e cila është në kuadër të Republikës së Kosovës) , ta takoj vet ate, t’ia shtrëngoj dorën dhe me një përqafim vëllazërorë dhe miqësorë t’a përgëzoj për punën, mundin dhe meritat që i ka! M’a dhuroi librin besa edhe me nënshkrim të përzemërt por i bindur se shumëkush nga familja ime dhe nga disa miqt e mi do të dëshironin ta ken në dorë një libër të këtillë, ndër të parët ku me aq ndjenja përshkruhen ato mërzia dhe plagë shpirtërore të cilat e kanë ndjekë dhe edhe sot e kësaj dite po e ndjekin Shqiptarinë tonë ose me namën (beduanë) apo bekimin e Zotit! Edhe gjat udhëtimit nëpër trenet dhe dollmushet e Stambollit, në dhomën e hotelit, në aeroport dhe gjatë fluturimit me aeroplan nuk munda t’i ndahem leximit dhe për fat edhe e përfundova.
Se në të gjitha pjesët e Stambollit, në Bursë, Izmir, Akhisar, Yinegöl, M.Kemalpasha, Tekirdağ dhe Edirne ka shqiptarë e dija sepse nëpër të gjitha këto vende jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarve dhe familijarve, Sopotasve të mi. Por se Shqiptarët kanë mbërri dhe janë të shpërndarë edhe në çdo cep të Turqisë, në Trabzon, Rize, Doğu Beyazit, Bingöl-Kigılı dhe në pjesët tjera të Turqisë jo që nuk e kam ditë por ndoshta as që do ta kisha mësua po të mos kishte qenë ky libër. Një përshkrim me shumë të dhëna dhe dëshmi shkencore që nga kohërat dhe perandoritë më të lashta si ajo e Bizantit, ajo Romak dhe po se po nga kjo e fundit, Perandoria Osmane i ndihmon lexuesit, e bënë kurreshtarë dhe e aftëson ate të gjendet dhe të del nga gjitha udhëkryqet nëpër të cilët paska kalua jo vetëm Shqiptaria por edhe Njerëzia e këtyre Tokave dhe këti nënqielli! Një përshkrim i qartë që nga koha e Skënderbeut, miqësisë së tijë me bijt e Sulltanëve dhe nderimet dhe lakmitë e tyre ndaj shkathtësive luftarake të tijë janë për t’u çmua. Shënimet e emrave dhe kohërave të shërbimeve të 33 Sadrëazemëve (zëvendësministrave) të Perandorisë Osmane që nga Gedik Ahmet Pashai që shërbeu nga 1474 deri 1477 deri te ky i fundit Damat Ferit Pasha prej1919 deri1920. Rëndësi të merituar i kushton edhe Deputetëve Shqiptarë duke filluar me Syrja Bej Vlora, Ekrem Bej Libohova, Esat Pasha, Ismail Qemal Vlora, Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga të cilët me mish e me shpirtë u munduan me e bindë Perandorinë e edhe Xhon Turqit (Jeun Turque) për pavarësinë e Tokave (Vilajeteve) Shqiptare. E gjith kjo duhet të shërbejnë si burim për thellimin e njohurive dhe dëshmive se Shqiptarët e paskan shoqëru, mbajtë dhe ndihmu këtë Perandori djatë gjithë atyre shekujve të sundimit jo vetëm në Tokat tona por edhe në të gjitha pjesët e sunduara nga ata që nga Kina deri në Vienë dhe Budapest ku njërit nga Komandantët e Perandorisë Osmane me prejardhje shqiptarë Abdurrahman Abdi Arnavut Pasha iu është ngritë edhe përmendorja nga ana e popullit Hungarez me fjalë shumë mirënjohëse ndaj trimërisë tijë: „Ka qenë një armik hero, le të fle i qetë! “
Pjesëmarja dhe veprimtaria e shumë dijetarëve me prejardhje shqiptare gjatë kohës së Perandorisë dhe mbas sajë duke i përmendë që nga dijetari i pashoq Hoxhë hasan Tahsinin të cilin një shkencëtarë, turkologu rus Smirnov nga St.Petarogradi i cili mbasi e kishte njohtë ate dhe gjithëdituritë e tia shkencore e kishte krahasu dhe pagëzu Hoxhën me dijetarin e madh të mbretërisë ruse Llomonosovin! Dhe jo rastësisht në medresën e më vonë edhe në Universitetin e tij privat i cili gjendeshte afër Konsulit Persian në Stambol takoheshin dhe ndëgjonin ligjëratat e tij shkencore edhe Rilindasit tonë mjerisht të parilindshëm si Abdyli, Naimi, Samiu, Jani Vreto, Vaso Pasha dhe ky i fundit i mençuri dhe themeluesi i Shqipërisë së pamvarur të 1912-tës edhe pse mjerisht londoneze. Samiu i jonë bashkëveproi në ngritjen dhe përparimin e Turqisë dhe themelimin e shkronjave latine edhe turke edhe shqiptare. Shkruajti fjalorët e parë enciklopedik Osmanisht, arabisht dhe frengjisht të cilët edhe sot e kësaj dite janë të përdorshëm nëpër gjitha programet e seciit universitet të Turqisë. Kurse vend të veçantë zen edhe Mehmet Akoif Ersoy (Ersoj) nga babai Pejan i cili shkruajti vëllime të tëra vjerrshash e ndër ta edhe përmbajtjen e hymnës turke Istiklal Marş!
Po gjithë ato lidhje, takime dhe miqësime me gjith ata njerëz të cilët edhe pse para 5-600 viteve të larguar jo vetëm nga degët por edhe nga trungu i Shqiptarisë ende ndihen si shqiptarë dhe ëndërrojnë të njohin farefisin e paraardhësve të tyre të rritur në Tokat e përgjakura të Shqiptarisë, dëshmojnë ndjenjat e forta dhe janë shenjë e Atdhedashurisë, dhe Atdhetarisë së njerëzishme!
Udhtimet e gjata vetëm për të takuar këta njerëz që nga Syria, Libani, Palestina, Iraku, Jemeni, Egjypti, Sudani, Libia, Algjeria, Arabia Saudite dhe Irani Jordani e deri te ata të Ukrainës, Rumunisë, Bullgarisë të etshëm për vendlindjet dhe Atdheun e paraardhësve të tyre për t’ua la borxhin dhe për t’ua çu në vend të duhur emanetet e tyre nuk mundet vetëm me fjalë me u dëshmua dhe thënë mirënjohja ndaj këti Shqiptari të madh dhe Atdhetari të merituar Qamil Bytyqy! Takimet dhe rivëllazërimi edhe me gjithë ato gra dhe ata burra me merita dhe tituj të lartë shkencorë, të arsimuar dhe dijetarë nga gjitha fushat është për tu lakmuar dhe na bënë krenarë dhe me shpresa se një ditë një bashkim i mençurisë tyre mundë të jet për të mirën e ardhmërisë Gjithëhqiptare dhe qëllimmire!
Edhe takimi me Hunzakun tonë të mbetur që nga kohërat e udhtimeve pushtuese të Aleksandrit tonë të madh, djaloshit Najib Nuristan ishte shumë i përzemërt, krenarë dhe mirënjohës që gjaku i tijë i cili paska mbijetua që nga para Hazreti Isaut deri sot është një mrekulli e rrallë. Nuk i harron pa i përmendë edhe shkaqet e kësaj trgjedie kombëtare duke i përmendë Kongresin e Berlinit, të Londrës, Projektet dhe Elaboratet së pari për Kolonizimin e Tokave Shqiptare me Serb, shfrosjen dhe dëbimin apo dundjen e Shqiptarëve atëherë vetëm në Turqi deri te marëveshjet e Jugosllavisë duke i dhënë dëmshpërblim Qeverisë së Turqisë në vlerë prej 500 lira (ari) për çdo familje Shqiptare të cilën e strehon!
Për gjithë këtë Veprimtai e edhe me këte të fundit të jetësimit të mësimit të gjuhës shqipe nëpër shkolla dhe Universitete si në Stamboll dhe qytetet tjera të Turqisë duhet dhe meriton ta përgëzojmë nga zemra me Zoti të bekoftë, na i mbushësh raftet e librave edhe me shumë libra tjera kushtuar këtyre njerëzve të rigjetur apo të rilindur! Si këta si Arbëreshët tanë të Italisë e të Dalmacisë si edhe ata të Ukrainës, Rumanisë dhe Bullgarisë duhet ti ken dyert e hapura dhe meritojnë përzemërsinë motër-vëllazërore në Tokat tona edhepse të rrudhura të Shqiptarisë! Urojmë dhe të mbetemi me shpresë se Qeveria e re e Kosovës dhe Ministrja Zonja Donika Gërvalla e cila edhe vet e ka përjetu dhe e njeh shpirtin e mërgatës, në të ardhmën do ta ket parasyshë këtë pjesë të Shqiptarisë së bashku me përfaqësuesit politik dhe diplomatik nga të gjitha Tokat nga jan këta njerëz të larguar edhe pse pa asnjë faj edhe më të vogël të tyre por vetëm me fajin e të kaluarës së kobshme kombëtare por edhe me mungesën e dijetarve dhe hulumtuesve tanë të vetëdijshëm dhe të njerzishëm! Emaneti dhe detyra jonë kombëtare dhe njerëzore ndër të parët duhet të jet ajo që të bëjmë çmos të ndërtojmë dhe zhvillojmë Atdhetë tanë ku do të ken ardhmëri fëmitë dhe pasardhësit tanë kudo që janë dhe ngado që janë!