Sot kur përkujtojmë 22 nëntorin e vitit 1908- Ditën e Kongresit të Alfabeteti të Gjuhës Shqipe të mbajtur në Manastir, mu më këtë datë të 22 nëntorit të vitit 2022 del nga botimi libri im i radhës “ KUJTIMET E NJË MËSUESI” të autorit Nehat Jahiu. Redaktore e këtij libri është Mejrem Kajolli Tusha, recensent Rexhep Memedii, lektor Nehat Jahiu, ballina Venera Alshiqi, botues Lena Graphic Design, shtypi Lena, Prishtinë, 2022.
Kush është Nehat Jahiu? Ju sjellim biografinë e tij të plotë!
Nehat Jahiu u lind më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Shkollën fillore e tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe) në Gjakovë. Puno në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merrem qysh në bankat e shkollës fillore. Nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë, reçensione, tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare.
Është prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Nehat Jahiu është edhe Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në New York. Për veprimtarinë tij arsimore, letrare, kulturore, shkencore është shpërblyer me shumë çmime si mirënjohje, diploma etj. Tani është në pension. Jeton dhe vepron në vendin e tij, të lindjes në fshatin Orizare.
Antologjitë ku janë prezantuar veprat Nehat Jahiut:
Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501- 1990” (Prishtinë, 1994), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953-1997” (Tetovë, 1998), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999” (Tetovë, 2001), Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë-Netët poetike të verës “Takime nën Rrap” (Antologji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup, 2009). Sokol Demaku: “Baladë e përflakur/Flammande balladë”, antologji poetike shqip/suedisht, 2009. Sokol Demaku: “Jehona e shekujve”antologji poetike, shqip/ suedisht 2010. Milazim F. Kadriu: “Flakadani i lirisë”, Besianë, 2012. Ejup Ajdini: “Letërsia shqipe për fëmijë në Maqedoni I-II “Tetovë, 2013. Ajet Shala: “Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu”, Prishtinë 2014. Luan Maloku: ”Antologjia poetike për Qerim Arifin “Letërsia për një jetë”, Preshevë 2014. Ganimete Thaçi : “Ali Ibra zëri i atdheut”, antologji (Tiranë 2014). Luan Maloku: “Miratoci në rrugën e dritës”, Prishtinë 2016. Rrahman Hyseni: antologji poetike “Nëna” 2017. Rudi Berisha: “Shqipëri, nëna ime”, Grup autorësh-Përmbledhje poezish. Podujevë, 2017. “Prof.ass.Dr. Astrit Bishqemi- Prof.Mr. Sc. Migena Arllati “ Autor të letërsisë shqipe për fëmijë e të runj 1886-2017”,- Fjalor enciklopedik- Shaban Pllana “Rrugët e thyra” për Milazim F. Kadriun- 2019.Nehat Jahiu është prezentuar edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë enciklopedikë të shkrimtarëve shqiptarë etj. Për krijimtarinë e tij letrare është shpërblyer me çmime të shumta e të ndryshme. Tani pas daljes në pension Nehat Jahiu vazhdon ende të merret me krijimtari letrare. Deri më sot ka botuar 53 libra në gjuhën shqipe e në gjuhë të huaja.
Veprat e të botuara deri më tani:
1.“Në sytë e tu” -1982
3.“Fluturimi i pëllumbave” -1990
2. “Ura prej zemrave” -1985
4.”Të pret malli që na treti” -1993
5.“Hidhe vallën, Laro!” -1994
6.“Kukuvajka” -1995
7.“Hape derën, shkolla ime!” -1995
8.“Epitaf lirie” – 2000
9.“Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005
10.“Huti mbi çati” -2005
11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla
shqipe” – 2008
12.“Lulëkuqe mbi varre” -2010
13.“Orizarja ndër shekuj”-2010
14.“Rrugës së drejtë” -2011
15.“Zana dhe Guri” -2011
16.“Poemë për mikun Sadulla Zendeli,
Daja” – 2012
17.“Te ura e gjyshes” – 2012
18.“Rreze në dritare” – 2013
19.“Krahët e fluturës”- 2013
20.“Hëna u bë nuse” – 2013
21.“Kënga e zogjve” – 2013
22.“Gjaku im të qoftë falë”-2014
23.“Lulëkuqet e lirisë” Çdo shesh nga një përmendore– antologji poetike- Dibran Fylli -2015
24.“A vjen liria“-2016
25.“Mbresa njerëzore për një njeri të
veçantë”- 2016
26.“Biri i shqiptarisë”-2016
27.“Zorite libertatii – Agimet e lirisë”-2016
(pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabaku)
28.“Të qeshën e të bënë nuse”-2016
29.“Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016
(përkthim në anglisht nga Patricia Lidia)
30.“Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016
31 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016
32.“Opinione”-Bukuresht -2017
33.”Kujtim i gdhendur në Mall”-2017
34.“Shpirti i mërgimtarit”-2017
35.”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017
36.”Mos m`i prek plagët”-2017
37. “Në hap me kohën”- 2018
38. “Aforizma autoriale”-2018
39.”Kresniku ilirisë”- Antologji poetike”-
40 “Diell në shpirt lirie” Antologji poetike-2018
41.“Tahir Sinani” – Antologji poetike- 2018
42. “Fjala ime”- 2019
43. “Në shtator” Poezi të zgjedhura për fëmijë – 2019
44. “Misioni i mësuesisë”- 2019
45, “Prushimë vargjesh për liri” (poezi përkushtimore për Metush Krasniqin), “Lena”, Prishtinë 2020
46.” Në folenë e diturisë”- (poezi të zgjedhura për fëmijë)- 2020
47. ”Jam lodhur me hipkrizinë tuaj”, Lena, prishtinë 2020
48. ”Shfletime kujtimesh”, Lena, Prishtinë 2020
49.. Libri ”Rrezet e Dashurisë – Razele Iubirii (bashkautor), Lena, Prishtinë 2020.
Jahiu-Patricia Lidia (bashkëautor) (2020)
50. “Atdheu im” (poezi për fëmijë) (2021)
51. “E dua një botë” (2021)
52. “Fjalë të arta për njerëz të artë” (2021)
53. ”Stop patriotizmit të rrejshëm!”- 2021
54. “ Rëfime të një ushtari të UÇKsë-“- 2021
Veprat e shkruara për shkrimtarin Nehat Jahiu:
1. “Jetë mes zileve dhe shkronjave shqipe” –
(Monografi për Nehat Jahiun)- Namik
Selmani
2. “Ligjëruesi lirik”, shqyrtim kritik mbi veprat
letrare të Nehat Jahiu” – Violeta
Allmuça(2017)
3. “Mbresa për mësuesin dhe poetin Nehat Jahiu
– Remzi Basha (2020)