May 18, 2024
Diaspora

Shqiptarët do të protestojnë para selisë së OKB në Nju Jork, veprimtari Pilku apelon për pjesëmarrje masive

Të hënën në New York diaspora shqiptare do të organizon protesta para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York kundër politikave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës, shkruan Lideri.mk. Veprimtari dibran Ylber Pilku i cili jeton në “kryeqytetin e botës” New York, u bën apel shqiptarëve nga mbarë Amerika për pjesëmarrje sa më masive, sepse njëheri do të bëhen edhe homazhe për policin hero, Afrim Bunjaku.

Ja apeli i veprimtarit Pilku postuar në platforën X:

Bashkohuni me protestën e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan kundër Presidentit Serb Aleksandar Vuçiq.

E hënë, 23 tetor 2023 në orën 13:00
Kombet e Bashkuara, NYC

Ju lutemi postoni në fb dhe shpërndajeni në të gjitha platformat e mediave sociale.

Me respekt,
Ylber Pilku

https://x.com/bpilku/status/1714973720576442469?s=48&t=R3Psvk9wo00Aqt-OJj5Fiw