May 2, 2024
Lajmet e reja

Shqipëri, arrestohet ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka

Ish ministri i Mjedisit të Shqipërisë Lefter Koka është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Arrestimi ka lidhje me dosjen e inceneratorëve të denoncuar nga LSI dhe PD, shkruan Alsat.

Bëhet fjalë për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës dhe për këtë dosje janë arrestuar dhe persona të tjerë. Ndaj Lefter Kokës janë ngritur tre akuza, shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Koka ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit 2013 – 2017 ndërsa për 2017 – 2021 ka qenë deputet i PS-së. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi pas arrestimit të ish-ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Lefter Koka. Ajo u shpreh se veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Kim theksoi se, reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete./Alsat.mk