April 27, 2024
Maqedoni

Një pjesë e Maleshevës shpallet zonë e mbrojtur

Qeveria në seancën e sotme të 127-të miratoi propozim vendimin për shpalljen e një pjese të Maleshevës zonë e mbrojtur, me çrrastë rritet territori i zonave të mbrojtura në nivel shtetëror në 13.8%, shkruan Alsat.

“Sipërfaqja e zonës së ardhshme të mbrojtur të Maleshevës është 11460.89 hektarë, në kuadër të së cilës janë propozuar dhe përcaktuar tri zona të themeluara me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të natyrës. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për mirëkuptimin dhe mbështetjen në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik edhe në këtë rajon”, deklaroi Naser Nuredini, ministër i ekologjisë./Alsat.mk