May 7, 2024
Maqedoni

Shpërthim në Butel të Shkupit për të vjedhur një bankomat, ja sa persona ishin

Katër persona kanë tentuar të grabisin me eksploziv një bankomat në Butel. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës tre. Ata aktivizuan mjetin shpërthyes, por nuk arritën të depërtojnë bankomatin. Shpërthimi ka qenë i fortë, gjë që ka shqetësuar banorët në pallatet përreth.

Nga shpërthimi u dëmtuan tre automjete të parkuara në afërsi. Nuk ka persona të lënduar.

“Në vijim është procesi hetimor nga ana e zyrtarëve policorë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë për “Makfax” nga MPB.

Më shumë detaje priten gjatë ditës.