May 19, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së nga Likova

Në moshë të shtyer, ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së nga Likova, Nexhat Sherifi. Edhe pse në vitin 2001 kishte kaluar të 50-tat, Nexhati iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Zonën e Lirë të Karadakut, në kuadër të Brigadës “Ismet Jashari Komandant Kumanova”. Me aktivitetin dhe përgjegjësinë e treguar madje në shumë raste ishte shembull për pjesëtarët në e UÇK-së në moshë më të re.
Varrimi i Nexhat Sherifit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit të lindjes, Likovë.