July 22, 2024
Maqedoni

Gjendet e pajetë një grua në Shuto Orizarë

Një grua 67-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Shuto Orizarë të Shkupit, përcjell FLAKA.

“Me datë 19.11.2021 në ora 14.20 në Repartin Policor Shuto Orizarë nga Ndihma e Shepjetë është raportuar se në zonën e Shuto Orizarës në banesë është gjetur e ndjeri J.Z. (67) nga Shkupi”, njofton MPB.

Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.