May 20, 2024
Sport

Rudina Aliu kampione e karatesë në Maqedoninë e Veriut

Sot në kampionatin shtetëror në karate, Rudina Aliu fitoi titullin kampione e Maqedonisë së Veriut. U dëshmua që sakrifica dhe vetmohimi japin frytet e suksesit. Tani në radhë vjen kampionati ballkanik, ku njëherit mban edhe medaljen e artë për vitin 2020 dhe poashtu kampionati evropian qe mbahet në Finlandë. Urojmë që Rudina të korrë suksese edhe në këto kampionate.