Policia e Shkupit ka identifikuar dhe gjobitur një 38-vjeçare, pasi ajo u filmua duke hedhur mbeturina nga një urë direkt në lumin Lepenec.

Bëhet fjalë për M.I.B. nga Shkupi, e cila më 17 shtator është thirrur në Stacionin Policor të Karposhit për t’u marrë në pyetje lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara shihet gruaja duke hedhur mbeturina nga një automjet tip „Porsche“, në rrugën „Skupi“, pranë urës mbi lumin Lepenec.

Pas hetimeve, policia ka identifikuar gruan dhe ka zhvilluar bisedë zyrtare me të.

" "

Ajo është gjobitur në bazë të Ligjit për Pastërtinë Publike për hedhjen e mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara, ndërsa ka marrë edhe një gjobë të dytë për parkim të parregullt të automjetit në korsinë e qarkullimit, sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacion.

sqShqip