May 18, 2024
Maqedoni

Shkupjani arrestohet për rrahjen e një polici

Në orët e para të ditës së sotme policia ka arrestuar një 27-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një polic.

“Me datë 09.09.2023 rreth orës 01:20 në rrugën lokale në fshatin Marino – vendbanimi Ilinden, Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë është arrestuar B.T. (27) nga Shkupi, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka qenë duke kryer detyra zyrtar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.