Në bashkëpunim me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe mbështetjen e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup”, grupi i këshilltarëve të VLEN-it në Qytetin e Shkupit në krye me Zekerija Berishën ka siguruar sot një cisternë me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit, si përgjigje ndaj situatës së krijuar me furnizimin me ujë.
Në momente kur qytetarët përballen me mungesën e një nevoje jetike, përgjegjësia institucionale dhe solidariteti duhet të shndërrohen në veprime konkrete. Për VLEN-in, ndihma ndaj qytetarëve nuk njeh kufij komunal, sepse interesi dhe mirëqenia e tyre janë mbi çdo ndarje administrative.
Cisterna me ujë të pijshëm është vendosur në dispozicion të qytetarëve për të lehtësuar situatën, ndërsa VLEN do të vazhdojë të angazhohet dhe të koordinojë mbështetje të mëtejshme për aq kohë sa do të ketë nevojë.
Mbetemi të përkushtuar për t’i dalë ballë rastit deri në zgjidhjen e fundit dhe furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm të rikthehet në normalitet.
VLEN mbetet e përkushtuar të jetë pranë qytetarëve jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete, sa herë që ata kanë nevojë. Sot pranë Gostivarit. Nesër pranë kujtdo që ka nevojë.

