Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se kanë nisur matjet gjeodezike për trasenë e rrugës në fshatin Gllogjë–Përshefcë, duke paralajmëruar fillimin e afërt të punimeve për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor.
Sipas Memishit, projekti përfshin segmentin nga rruga rajonale Tetovë–Jazhincë deri te fusha e volejbollit në Gllogjë, me gjatësi prej 1.054 metrash.

Ai bëri të ditur se në kuadër të projektit do të realizohen kanalizimi fekal dhe asfaltimi i rrugës, investim që pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe qarkullimin për banorët e kësaj zone./Tema.mk/

sqShqip