May 3, 2024
Sport

Shkupi mposhtet thellë nga Santa Clara

Ekipi i FC Shkupit ka shënuar sonte disfatë të thellë në terrenin vendas kundër Santa Clarës.
Shkupjanët u mundën me rezultatin 0-3 duke zbehur kështu shumë shpresat për një kualifikim tutje në garat evropiane.
Në pjesën e parë rezultati ishte 1-0 me autogolin e shënuar nga Rwatubyaye. Në pjesën e dytë me fillimin e lojës Santa Clara shënoi edhe golin e dytë me an të të Carlos, ndërsa në minutat e fundit të lojës, në vazhdimet, mysafirët shënuan edhe golin e tretë më anë të Joao Costa. /SHENJ