April 29, 2024
Sport

Nesër luhet Maqedoni-Armeni/ Elmas: Çdoherë shkojmë në fitore

Pas disfatës nga Ukraina 2:0 dhe mundësitë e humbura për plasman në Kampionatin europian, kombëtarja e futbollit nesër në Strumicë do të luaj ndeshje miqësore kundër Armenisë. Sipas trajnerit Bllagoja Milevski, nuk ka të lënduar dhe të gjithë lojtarët që kanë marrë ftesë për këtë ndeshje, konkurrojnë për të luajtur. Njëri nga futbollistët tanë më të mirë, Elif Elmas, thotë se pa marrë parasysh se bëhet fjalë për ndeshje miqësore, çdoherë shkojnë për fitore.

“Pritshmëria është të kontrollojmë gjithçka që kemi në dispozicion për momentin dhe potencialin e tyre për sa i përket futbollistëve. Kemi bërë një lojë rraskapitëse kundër Ukrainës dhe prandaj do të shohim se çfarë dhe sa kemi në dispozicion për momentin. Më vjen mirë që nuk kemi lëndime dhe se kush do të luajë do të vendos para fillimit. Ndeshja kontrolluese ndaj Armenisë është një mundësi e shkëlqyer me një kundërshtar jashtëzakonisht cilësor, i cili po luan kualifikime të shkëlqyera për momentin, për të kontrolluar potencialin e futbollistëve tanë dhe atë që kemi në dispozicion.”- deklaroi Bllagoja Milevski, Trajner.

“Ne luajmë kundër një kundërshtari shumë të mirë si Armenia. Pritshmëria është që sa herë të luani për përfaqësuesen, të fitoni. Ashtu si në ndeshjen e mëparshme, të gjithë do të dalim të bashkuar, do të bëjmë një lojë të mirë dhe shpresoj se do të fitojmë.”- tha Elif Elmas, Futbollist.